BULQIZË

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi Bulqizën disa ditë më parë.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se autori Fatjon Keta një vit më parë ishte dërguar në Spitalin e Shkodrës me Ambulancën e Spitalit të Bulqizës.

Ai gjatë rrugës i ka deklaruar personelit që e shoqëronin drejt Spitalit Psikiatrik të Shkodrës: “Do të më njohë Arlind Pasha se kush jam unë. Do të më njohë ai dhe shokët e tij”.

Fatjon Keta mësohet se dy muaj më parë ka tentuar të godasë me thikë edhe 2 persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasur pasoja. Sipas informacioneve, ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe njihej për dhunën që ushtronte në familje.

Keta vrau disa ditë më parë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha. Keta e qëlloi me thikë bashkëmoshatarin e tij teksa ai ishte duke ecur në trotuar. Autori ka shokuar edhe në deklaratën e policisë, ku tha se “e vrava se doja”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb