TIRANË

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar me tone të ashpra pas publikimit nga kryeministri Rama të fytyrave të prindërve të minorenes nga Kavaja, e cila ra pre e përdhunimit nga një grup djemsh disa ditë më parë.

Ajo sulmoi ashpër ministren për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin, ndërsa vizitën e saj në shtëpinë e tyre, e cilëson  si “kriminale”.

Zhupa
Zhupa

“Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që ” ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”. Kjo qeveri ska turp!

Elisa ka kaluar pertej cdo imagjinate per te bere te vetmen gje qe bën kjo mazhorance qe eshte propaganda. Eshte kriminale te perdoresh fatkeqesinë, dhimbjen e prinderve per te mbuluar pergjegjesinë e kesaj qeverie ne zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me pergjegjshmeri te ngjarjes se Kavajës. E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti.

Dje tv kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror”, shkruan ajo.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb