Situata me zjarret në West Midlands vijon të jetë shqetësuese. Dhjetëra banesa janë djegur, ndërsa  të paktën 19 persona u transportuan në spital për shkak të shqetësimeve.

Një total prej 54 pacientësh raportohet se janë trajtuar për shkak të flakëve në rajonin e Birminghamit, Staffordshire dhe Worcestershire.

Midis tyre, nëntë pacientë u dërguan në spital pasi u trajtuan për thithje tymi pasi ekipet e ambulancës ndërhynë në një zjarr të madh në Papyrus Way në lagjen Hodge Hill të Birminghamit.

Gjashtë persona u dërguan në Spitalin Universitar Royal Stoke, gjithashtu për shkak të thithjes së tymit, pas një zjarri të veçantë në kryqëzimin e Maureen Avenue dhe Sandy Road në Stoke-on-Trent, Staffordshire.

Ekipet e emergjencës po vazhdojnë ‘luftën’ me flakët, ndërsa kanë arritur të shuajnë vatra zjarri në kullota të hapura, përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe në kopshte në Stourbridge, tha Shërbimi i Zjarrfikësve të West Midlands në përditësimin e tij të fundit.

Për shkak të nxehtësisë janë shtuar alarmet për rrezikun shëndetësor në Anglinë Qendrore dhe jugore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: