Ndërsa minutat kalojnë të tjera detaje mësohen në lidhje me ekzekutimin e vëllezërve, Viktor e Besmir Haxhia me origjinë nga Puka.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se atentati i sotëm është i tipit mafioz dhe është realizuar pak minuta pasi të dy vëllezërit kanë dalë nga shtëpia. Autorët kanë zbrazur breshëri plumbash ndaj tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur pasi janë siguruar që ata të dy kishin ndërruar jetë.

Policia ka ngritur sakaq postblloqe policie në drejtim të Shijakut, në autostradë dhe drejt Kavajës për të rënë në gjurmët e autorëve.

Ndërkaq, gazetarja Haxhiaj bëri me dije se zona ku sot ndodhi ky krim i rëndë mund të konsiderohet e frikshme për arsyen se në vetëm dy muaj janë ekzekutuar 4 persona.

Jo më larg se 300 metra nga ku ndodhi vrasja sot, pati një tjetër ekzekutim. Në zonën e Nishtullave u vra një biznesmen që merrej me riparim makinash dhe një djalë i sapo kthyer nga Anglia, Dy atentate brenda dy muajsh në 1 km distancë”,- tha gazetarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb