Ballkani ka prezantuar për të gjithë afrimin më të re. Klubi nga Suhareka ka nënshkruar me sulmuesin Dejan Zarubica. 29 vjeçari ka firmosur me ekipin e Superligës së Kosovës një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Lojtari nga Mali i Zi u aktivizua gjatë sezonit 2021-2022 te ekipi i Laçit, sakaq me kurbinasit takoi golin 8 herë. Më parë ka luajtur edhe për Lovcen dhe Buducnost.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor ????? ???????? është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë” – Shkruan klubi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: