Nga: ZONJA VJOLLCA
1-2 fileto pule
1 lgj miell
1 kokërr vezë
1 lgj susam
1 lgj arrë kokosi
1 lgj peksimadhe
Kripë, piper, vaj

Në një pjatë përziejmë farat e susamit me pluhurin e kokosit dhe peksimadhen. Lajmë dhe thajmë mishin e pulës, më pas e presim në feta mesatare, e kriposim pak dhe e kalojmë mishin e pulës fillimisht në miell më pas në vezë dhe në fund e kalojmë në pjatën ku kemi trazuar susamin me kokos dhe peksimadhe. I vendosim copat e mishit të skuqen për 3 minuta në çdo anë dhe më pas i servirim shoqëruar me sallatë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb