NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

160 gr oriz
1 qepë e vogël
250 gr domate
300 gr kërpudha
2 lgj vaj ulliri
2 lgj parmixhano
1 lk gjalpë
½ tufë rukola
Pergatitja
Fillimisht vendosim orizin në ujë me kripë të ziejë sipas minutazhit të shkruar në etiketë.

Në një tigan kaurdisim qepën per 3-4 minuta, shtojmë më pas kërpudhat e prera pak trashë, i kaurdisim për pak minuta duke shtuar më pas domatet.

I lemë domatet të marrin një valë vetëm 5 minuta, më pas shtojmë në tigan orizin e kulluar. Për ti dhënë shije shtojmë dhe 1 lugë kafeje gjalpe dhe djath parmixhano të grirë. E trazojmë orizin me kërpudha, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe në fund para se ta servirim shtojmë rukolën.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb