NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

400 gr (1 kokë) lulelakër
2 kokrra patate
125 gr salcë kosi
3 kokrra vezë
100 ml qumësht
100 gr kaçkavall i butë
4 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
½ tufë majdanoz
Kurmin, arrë moskat
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Vendosim një tenxhere me 2 litra ujë dhe e lemë të vlojë. Lajmë dhe presim në lule të vogla lulelakrën, qërojme patatet dhe i presim në kubikë. Shtojmë kripë në ujin e vluar dhe vendosim lulelakrën dhe patatet të ziejnë për 5 minuta.

Në një tas rrahim 3 kokrra vezë me salcën e kosit, hudhrat të grira imët, qumështin, arrën moskat, kumin, majdanozin dhe ½ e djathit.

Lyejmë një tavë me yndyrë dhe e spërkasim me pak galetë, shtrojmë fillimisht lulelakrën, shpërndajmë mbi të kubikët me patate, qepët e njoma (vetëm bishtat) të prera hollë diagonal dhe mbi to shpërndajmë salcën që përgatitëm në tas. E mbulojmë në fund të gjithë siperfaqen me pak djath kaçkavall dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb