Në shqip mban titullin “Përplasja e fanatikëve” dhe është një vepër themelore e studiuesit francez Prof. Francis Balle. Në “Le choc des incultures”, studiuesi mbron tezën se kulturat – shkencore, mediatike apo edhe ato klasike – nuk po e luajnë rolin e tyre si busulla të modernitetit. Por, më keq akoma, si rivale të njëra-tjetrës ato po vërshojnë drejt pseudokulturës.

Kështu, të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej; përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit.

Por, a bëhet fjalë vallë për një kulturë tregtare ku fusim gjithçka dhe që nuk njeh asnjë kufi, që nuk pranon asnjë përcaktim dhe paraqitet thjesht si argëtim? Apo përkundrazi, është fjala për një kulturë elitiste, të mbyllur, e cila u hapet vetëm profesionistëve të saj, si atëhere kur bëhet fjalë për tekno-shkencat ashtu edhe në rastin e shkencave humane të lëna pas nga koha?
22054328_10214945469088847_829212817_n
Duke mos marrë përsipër përgjegjësinë për trashëgiminë e tyre kulturore, shoqëritë tona janë të dënuara të rrëzohen. Është pikërisht ky boshllëk shpirtëror që sot lejon përhapjen e ideologjive radikale dhe të dhunshme, duke riprodhuar kështu edhe njëherë atë që dikur quhej boshësi dijeje.
Ne notojmë në kohët moderne pa asnjë busull. Si do t’i gjejmë ne pikat tona orientuese në këtë xhungël dixhitale që kemi krijuar? A mos po ndodh përpara syve tanë përleshja e fanatikëve me njeri tjetrin dhe e përplasja midis klisheve ideologjike që në fakt nuk janë veçse kultura false?

Francis Balle këtu zbulon se është ende koha për t’i dhënë shkollës dhe mediave mjetet për të rifituar atë terren që sot u është lënë në dorë ideologjive fanatike. U duhet kthyer dinjiteti arteve, historisë, letërsisë, filozofisë, kulturës.

Për këto arsye, ky është një studim i cili duhet të ketë vëmendjen e studiuesve të komunikimit, studentëve të gazetarisë por edhe punonjësve të medias pasi është një dritare e mirë për të kuptuar më shumë ‘botën’ ku secili prej tyre punon.

Autori i librit “Përplasja e fanatikëve” apo “Le choc des inculture” është profesor filozofie, përpara se të bëhej profesor i shkencave politike në Universitetin Pantheon-Assas (Paris2). Francis Balle njihet si një ndër anëtarët e rëndësishëm të Këshillit të Lartë tëAudiovizualit (CSA), bashkëthemelues në vitin 2007 i revistës Evropiane të Mediave dhe Numerikut, është autor i librit themeltar Mediat dhe Shoqëritë, botuar edhe në shqip po nga “Papirus”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: