TIRANË- Aktori shumë i dashur i humorit Florjan Binaj është bërë sot baba për herë dytë. Ai dhe bashkëshortja Sadina janë bërë me djalë. Pasditen e sotme, “Polici i Portokallisë” siç e njohin të gjithë, njoftoi lajmin në rrjetet sociale. Emri i të birit është shumë i veçantë. Ai quhet Glauk. Por i veçantë ka qenë edhe mesazhi i Florit.

“Sot, dorën sa gishti, nesër jetën sa malet! Sot lindi Glauk, djali jonë dhe na e bëri ditën, familjen dhe jetën më të bukur!”, ka shkruar Binaj.

Flori dhe Sadina janë gjithashtu prindër të një vajze, Krena. Jetë të gjatë Glauk!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: