Nga: ZONJA VJOLLCA

250 gr fileto peshku
200 gr karkaleca
50 gr bukë e tharë
150 ml qumësht
1 patate e zjerë
1 kokërr vezë
Arrë moskat
1 lgj djathë parmixhano i grirë
1 lgj majdanoz i grirë imët
Kripë, piper i zi, ¼ lç piper i kuq
200 gr peksimadhe
Vaj Gold për skuqje

Vendosim 1 kokërr patate reth 150 gr për të zjerë për 40 minuta. Më pas vendosim tulin e bukës të tharë në qumësht për 10 minuta. Ndërkohë grijmë me thikë imët fileton e peshkut. Karkalecat i pastrojmë mirë duke larguar dhe fijen e zezë të tyre dhe pasi i presim horizontalisht për së gjati i grijmë dhe ato shumë imët. Filton e peshkut dhe karkalecat mund edhe t’i grijmë në një grirëse.
Vendosim në një tas peshkun dhe karkalecat e grira, pataten e zjerë dhe të grirë në rende, bukën të kulluar nga qumështi dhe të shtrydhur ire, majdanozin të grirë hollë, djathin parmixhano të grirë, arrë moskat, 1 kokërr vezë, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë dhe për të rregulluar kosistencën e brumit shtojmë 1-1 ½ lgj peksimadhe. Vazhdojmë përzierjen, më pas e mbulojmë tasin me një qese celefon dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta.

Pasi të kalojnë 30 minuta e largojmë brumin e qofteve nga frigoriferi, lagim duart dhe formojmë qofte të rrumbullakëta në madhësinë e një topi pingpongu. I vendosim në një pjatë ku kemi hedhur peksimadhe dhe i pudrosim nga jashtë me të. Nxehim vajin Gold në tempëraturën 180 gradë dhe skuqim qoftet duke i dhënë një ngjyrë të artë nga të gjitha anët dhe më pas i servirim me një sallatë.
(er.cu/vila/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb