NGA:ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1-2 dardha me aromë
1 shegë e qëruar
1 lgj lëng limoni
1 lgj sheqer kaf
Pak arrë moskat
½ lk kanellë
1 shkop kanelle për dekor
2 lgj bajame, gjethe nenxhiku
Përgatitja
Qërojmë fillimisht dardhat dhe i presim në feta të holla. I vendosim më pas në një tas dhe i spërkasim me lëng limoni. Shtojmë tek dardhat dhe kokrrat e shegës.
Në një tas të vogël përziejmë sheqerin kaf me arrën moskat dhe me kanellën. Këtë përzierje e shtojmë tek frutat. E mbulojmë tasin me fruta me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë. Para se ta shërbejmë sallatën e frutave e zbukurojmë me gjethe nenexhiku, bajame të coptuara dhe një shkop kanelle.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb