NGA ZONJA VJOLLCA

100 gr sheqer
5 kokrra vezë + 1 të verdhë veze
200 gr gjalpë
3 filxhanë kafeje mjaltë
200 gr arra
600 gr miell
1 lugë kafe pluhur pjekës
1 lugë kafe kakao

Për sherbetin:
3 gota sheqer
3 gota ujë
2 feta limon
Vanilje

Në një tas vendosim sheqerin dhe 5 kokrra vezë të plota. E rrahim së bashku sheqerin me vezët derisa sheqeri të fillojë të shkrijë, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë të ftohur dhe vazhdojmë përzierjen derisa të gjithë përbërësit të bashkohen në një masë të vetme. Në fund shtojmë mjaltin dhe gjatë trazimit kremi që është formuar lidhet dhe trashet më shumë.

Sodën ose pluhurin pjekës së bashku me pak kakao e trazojmë me miellin të cilin e kalojmë në një sitë duke e shtuar gradualisht tek masa që formuam në tas. E trazojmë mirë derisa të na formohet një brumë si i kekut, por më i trashë aq sa bie me vështirësi nga luga.

Lyejmë tavën me gjalpë, nivelojmë brumin duke e shpuar më pas me pirun. Lyejmë pjesën e sipërme të ëmbëlsirës me një të verdhë veze dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.

Ndërkohë përbërësit e sherbetit i vendosim në një tenxhere të ziejnë për 10 minuta dhe pasi të jetë gjysmë i ngrohtë sherbetosim ëmbëlsirën pasi ajo të jetë ftohur. E lemë sa të përthithet sherbeti dhe më pas e shërbejmë.

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: