TIRANE– Java që po lëmë pas është shoqëruar me debate të forta politike. Por ndryshe nga seanca plenare e një jave më parë, ku pati tensione në sallën e Kuvendit, këtë të enjte është qëndruar vetëm në nivelet e debatit. Përpos replikave të vazhduara mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, nuk kanë munguar as batutat.

Ka shkaktuar humor në sallë një batutë e ish-kryeministrit Berisha drejtuar kreut të Qeverisë Edi Rama, teksa diskutohet për investimet turke.

“Shko bëhu synet ti atje, se unë…”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri Berisha.

Ky moment, por edhe situata të tjera të kapura nga kamerat, janë bërë pjesë e rubrikës humoristike në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Në këtë rubrikë nuk mund të mungonte as debati i krijuar gjatë kësaj jave mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës sa i takon projektit për teatrin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb