NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

3 kokrra mollë
2 gota miell
1 gotë sheqer
½ gotë qumësht
½ gotë vaj
1 lgj gjalpë
3 kokrra vezë
1 bustinë pluhur pjekës
1 vanilje ose kanellë
Pergatitja
Presim një mollë në kubikë të vegjël, një mollë e grijmë në rende së bashku me vajin, ndërsa mollën tjetër e presim në feta rrumbullake. Fetat rrumbullake të mollës i vendosim të karamelizohen me 1 lugë gjalpë dhe 1 lugë sheqer. Pasi t’i karamelizojmë mollët i vendosim në një tavë unazë të lyer me yndyrë dhe pudrosur me pak miell.

Bashkojmë në një tas përbërësit e brumit duke shtuar mollën e prerë në kubikë dhe mollën e kaluar në rende me vaj. E punojmë mirë brumin dhe e shtojmë mbi bazën e mollëve të karamelizuara që kemi shtruar në formën e kekut. E vendosim ëmbëlsirën në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: