TIRANE

Disa javë pasi Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i dhanë fund romancës së tyre, ky i fundit duket se e ka hedhur pas krahëve tashmë dhe është i hapur për njohje të reja.

Dj Geek është parë së fundmi nën shoqërinë e ish- banores së Big Brother VIP, Keisi Medini dhe në rrjet po përfliten se dyshja mund të kenë nisur një romancë.

Sakaq në rrjet po qarkullojnë gjithashtu disa pamje ku tregojnë muzikatin dhe këngëtaren duke qëndruar pranë njëri-tjetrin në një club të Tiranës. Nuk dihet nëse dyshja do të sjellin ndonjë bashkëpunim muzikor apo ka diçka më shumë mes tyre.

Kujojmë se pas ndarjes, Dafi dhe Dj Geek vazhduan ende të ruanin kontakte me njëri-tjetrin, i cili dukej se ka mbetur vetëm shoqëror pasi Dj Geek dhe Dafina vazhdojnë të jenë partner në jetën profesionale, ku shfaqen bashkë në koncerte. Edhe pse artistja e ka hedhur pas kraëhve romancën disa vjeçare me muzikantin ata ndiqen ende në instagram.

Sakaq, nuk vonoi shumë dhe në rrjet u zbulua gjithashtu dhe identiteti i mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën artistes. “Prive” ka zbuluar se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë e panjohur për botën e shoëbizit shqiptar. Sipas ‘Indeksonline’ çifti më i ri janë parë bashkë edhe të premten në dy lokale, në ‘Bon Vivant’ dhe në ‘Zone Club’.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: