“1 Qershori” u festua ndryshe për 150 fëmijë jetimë në Tiranë. Fondacioni “Firdeus” u kushton vëmendje të veçantë fëmijëve në mënyrë që ata të mund të festojnë si gjithë të tjerët.Ashtu siç është bërë traditë çdo vit, fondacioni “Firdeus ” gjendet gjithmonë mes këtyre fëmijëve, përmes përkujdesjes dhe dhuratave duke u rikthyer buzëqeshjen dhe duke sjellë ngrohtësi për mos tu ndier vetëm në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Fëmijët ishin në duart e sigurta të Fatma Naçit dhe Meri Bejlerit, të gjithë së bashku ata u argëtuan me lojra në një qendër argëtuese në periferi të Tiranës. Fëmijët ishin të shoqëruar gjatë gjithë kohës me kujdestarë të specializuar, ku provuan aktivitete të ndryshme në qendër dhe kishin mundësi të festonin në një ambient privat. Orët kaluan dhe fëmijët u mbushën me energji pozitive në qendrën argëtuese duke festuar ditën e tyre.

“Në shpresojmë t’i kemi kënaqur fëmijët në këtë 1 qershor dhe të jenë të lumtur gjithë jetën, si gjithmonë ne do jemi pranë tyre, gjithë jetimët marrin edhe pako ushqimore”, tha Fatma mes fëmijëve të cilët nga ana e tyre u shprehën mirënjohës për këtë ditë të dhuruar. “Falenderojmë stafin Fatmën dhe Merin, ishte shumë qejf, u kënaqëm” tha një fëmijë. Një tjetër vogëlush u shpreh se po qeshte për herë të parë pas shumë muajsh pasi i ati i kishte ndërruar jetë.

Edhe nënat e fëmijëve thanë se fëmijët ishin kënaqur dhe argëtuar në qendrën e argëtimit, Në përfundim të aktivitetit të organizuar mamave të fëmijëve iu shpërndanë edhe pako me ushqime. Fondacioni “Firdeus” prej vitesh shpërndajnë çdo muaj pako me ushqime të familjet me fëmijë jetimë. Fondacioni “Firdeus: mbetet i përkushtuar përmes kontributit dhe misionit për t’u gjendur pranë fëmijëve që kanë nevojë sidomos ata jetimë, një shembull i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb