Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, Zheni Gjergji denoncoi nga jashtë Parlamentin hedhjen poshtë të amendamentit të saj për ndihmë buxhetore për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

“Mazhoranca miratoi buxhetin dhe u dha koncesioneve të shëndetësisë 50 milionë euro dhe në amendamentin tim kërkova 6 milionë euro për 3 mijë gra që përballen me kancerin e gjirit. N75 vota kundër të mazhorancës hodhën poshtë amendamentin. 3 mijë gra do të enden rrugëve.

Kjo është qeveria Rama. Mazhoranca miraton me forcën e kartonit fondet miliona euro për koncesionet.

Mohimi i koncesioneve hetimore në shëndetësi, vazhdon të jetë mohimi i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të kërkuar llogari qeverisë Rama. Ndaj mos prisni asgjë. Do të vazhdojmë të jemi ende në varfëri të plotë”, tha Gjergji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb