Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Greqi, kur një 52-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u varur në kangjellat e një shkolle të mesme në rrugën Mystras.

52 vjeçari u gjet i pajetë nga një grup nxënësish që po luanin në atë moment në oborrin e shkollës. Ka qenë pak pas orës 18:00 kur fëmijët kanë parë shqiptarin të varur në kangjellat e shkollës dhe kanë lajmëruar prindërit e tyre, raportoi protothema.gr.

Ngjarjen e ka komentuar për median greke, një nga banorët e zonës.

“Familja e tij nuk dinte asgjë edhe pse jetonin afër. Nga sa thonë ata që e njohin, ai ka probleme serioze psikologjike prej kohësh”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb