Policia e Fierit ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ka qenë duke vjedhur një banesë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”, në Fier, ku arrestimi i 37-vjeçarit është bërë pas një telefonate të mbërritur në Sallën Operative.

Njoftimi i policisë:
Fier
Bashkëpunimi me komunitetin ve në pranga 37- vjeçarin që po vidhte një banesë në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin unik 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura. Specialiatët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

•F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”. Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: