Emisioni ‘Real Story’ ia ka kushtuar 21 janarit të 2011 temën e sotme mbrëmjes, dhe gazetarja Klodiana Lala si e ftuar ka thënë se institucioni i ri i drejtësisë nuk mund të bëjë drejtësi për vrasjen e 4 personave para kryeministrisë. Ajo sqaron se gjyqtarë të cilët janë marrë me çështje të këtij niveli jo vetëm që kanë devijuar por edhe janë siguruar që t’i ‘groposin’.

Po ashtu si një gazetare që e ka ndjekur çështjen prej asaj dite, deri kur ajo shkoi në Gjykatën e Lartë ajo thotë se ka ende dyshime pasi ka pasur hetim të cunguar si, kush e dha urdhërin nga Garda për të qëlluar dhe çfarë u bë me serverin e kryeministrisë.

”Unë jam marrë me gjithë ngjarjen 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje. Po flas për të dyja, dhe për përgjimin dhe për vrasjet. Video përgjimi është histori tjetër që derivoi nga video- përgjimi dhe pas kësaj derivoi nisi për shkak të video- përgjimit të Ilir Metës me Dritan Priftin. U tha që kishte një demonstratë dhe ambasada e SHBA 20- 25 minuta para paralajmëroi për perimetrin rreth kryeministrisë kishte dyshime që do të kishte akte dhune.

Nga njëra anë ishte Berisha që donte me cdo kusht që të mbante pushtetin, dhe Rama që donte të merrte pushtetin.

Për sa kohë nuk ka një hetim të thelluar kam të drejtë të ngrej dyshimet

Nuk di kush e ka dhënë urdhërin nga hetimet se kush nga Garda dha lejen për të qëlluar.

Është tjetër deklarimi publik, tjetër deklarim në gjyq. Duke pasur hetim të mangët të dyshoj

2- Rasti më flagrant se si politika nënshtroi gjyqësorin. Policia refuzoi Prokurorinë dhe nuk shkuan 6 gardistët. Politika nënshtroi gjyqësreoin

Ina Rama u etiketua me disa terma që unë tani nuk mund t’i them dot

Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë. Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje.

Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë prithshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAKu mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do të uroj që jam e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve.

 

Unë jam marrë me gjithë ngjarjen 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje. Po flas për të dyja, dhe për përgjimin dhe për vrasjet. Video përgjimi është histori tjetër që derivoi nga video- përgjimi dhe pas kësaj derivoi nisi për shkak të video- përgjimit të Ilir Metës me Dritan Priftin. U tha që kishte një demonstratë dhe ambasada e SHBA 20- 25 minuta para paralajmëroi për perimetrin rreth kryeministrisë kishte dyshime që do të kishte akte dhune.

Nga njëra anë ishte Berisha që donte me cdo kusht që të mbante pushtetin, dhe Rama që donte të merrte pushtetin. Për sa kohë nuk ka një hetim të thelluar kam të drejtë të ngrej dyshimet.

1- Nuk di kush e ka dhënë urdhërin nga hetimet se kush nga Garda dha lejen për të qëlluar.

Është tjetër deklarimi publik, tjetër deklarim në gjyq. Duke pasur hetim të mangët të dyshoj

Rasti më flagrant se si politika nënshtroi gjyqësorin. Policia refuzoi Prokurorinë dhe nuk shkuan 6 gardistët. Politika nënshtroi gjyqësreoin.

Ina Rama u etiketua me disa terma që unë tani nuk mund t’i them dot

2- Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë. Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje.

Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë prithshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAKu mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do të uroj që jam e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve.”- tha Klodiana Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb