Detaje të tjera zbulon gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’ lidhur me operacionin që çoi në zbulimin dhe kapjen 1.3 ton kokainë që u zbulua ditën e sotme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në fakt operacioni kishte nisur që ditën e djeshme, kur Italia kishte zëvendësuar ngarkesën me lëndë tjetër. Në Tivar të Malit të Zi ngarkesa ‘e rreme’ kishte shkuar me GPS kurse në Shqipëri u sinjalizua SPAK.

Prokuroria e Posaçme filloi menjëherë procedimin për të konfirmuar nëse kjo ngarkesë ishte e destinuar për në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër.

Prej Tivarit, kokaina me një kamion bananesh kaloi pa problem Pikën Kufitare të Hanit të Hotit për të hyrë në Shqipëri, dhe më pas për të dalë nga Qafë Thana për në Maqedoninë e Veriut.
Sot u bë e mundur zbulimi i destinacionit i cili ishte një magazinë frutash afër Shkupit dhe deri tani janë arrestuar dy shoferë si dhe një magazinier.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb