Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në “Twitter”, pasi ministrat e BE kanë dhënë OK për hapje negociatash.
Balla shprehet se ky është një vendim historik, që dëshmon përparimin e Shqipërisë.
“Falenderim për Bundestagun dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, për mbështetjen e fuqishme. Ky është një vendim historik që tregon përparimin e Shqipërisë. Edi Rama ka arritur të bëjë realitet reformat që kishte premtuar.
Falenderoj strukturat e BE për mbështetjen e vecantë. Kjo është një dritë jeshile për hapje të negociatave dhe integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në union”, shkruan Balla.
(Balkanweb)