Paris Sën Zhërmeni dëshiron të luajë Champions Leaguen. Kështu ka deklaruar për “RMC Sport” presidenti i klubir parizien, Naser Al-Khelaifi, që ka lajmëruar dëshirën për t’i luajtur ndeshjet edhe larg Parisit dhe Francës nëse do të ishte e nevojshme.

“Respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Me mirëkuptimin e UEFA-s kërkojmë që të marrim pjesë në fazën finale të Champions League. Nëse nuk do të jenë mundësitë për të luajtur në Francë, do të luajmë jashtë vendit ndeshjet tona duke garantuar në të njëjtën kohë kushtet më të mira të sigurisë shëndetësore për lojtarët dhe stafin tonë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb