Në Ukrainë, sikundër dhe në shumë vende të tjera të Europës, do të rifillonte futbolli pas ndërprejes prej emergjencës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Liga ukrainase kishte parashikuar që këtë fundjavë të rifillonte pikërisht me ndeshjen mes Karpati Lvivit dhe Marioupolit.
Por shpërthimi i një vatre infektimi te skuadra e Karpatit, me disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit pozitivë ndaj Covid-19, ka bërë që federata ukrainase të anulojë sfidën, ndërsa ka theksuar se të infektuarit, të gjithë asimptomatikë, janë në izolim. Në kampionatin ukrainas janë ende 9 javë deri në përfundimin e tij.
(Balkanweb)