Tani është zyrtare. Paris SG ka blerë përfundimisht kartonin e Mauro Icardi. Palët kanë rënë dakord për 58 milion euro. Një shifër më e ulët se klauzola 70 milion euro që ishte përcaktuar në formulën e huazimit mes kampionëve francezë dhe Interit. Zikalërit do të marrin menjëherë 50 milion euro, ndërsa 8 milion euro të tjerë falë një bonusi që mund të arrihet shumë lehtë nga aktivizimet dhe golat e sulmuesit në sezonin e ardhshëm.

Maxresdefault
Maxresdefault

Por ajo që bie në sy është një klauzolë e veçantë, e cila është pagëzuar menjëherë si “anti-Juventus” nga mediat italiane. Ajo pengon Paris SG ta shesë menjëherë Icardin në një skuadër të Serie A. Nëse kjo ndodh Brenda 12 muajve të ardhshëm, atëherë klubi parizien është i detyruar t’I paguajë Interit edhe 15 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: