Ishte mundësia e fundit për të qëndruar në garë. Barcelona nuk e shpërdoron dhe mban gjallë shpresat për të mbrojtur titullin kampion në La Liga. Pas dy barazimesh radhazi, Messi dhe shokët e tij u kthyen te suksesi në kampionatin spanjoll, duke mundur në transfertë 4-1 Villareal. Një ndeshje që nisi në mënurën më të mirë për katalunjasit, pasi në minutrën e 3-të autogoli I Torres i kaloi ata në epërsi.

Të zotët e shtëpisë reaguan shpejt dhe në minutën e 14-të barazuan me Moreno. Gjithsesi, Barcelona kaloi momentin e vështirë. Suarez pas vetëm gjashtë minutash e ktheu në epërsi, ndërsa në limitet e pjesës së parë, Griezmann shënoi edhe golin e tretë dhe të qetësisë për skuadrën e tij. Pas pushimit, sistemi VAR i hoqi të drejtën Messit të festonte golin e tij. Barcelona “plotësoi” pikerin katër minuta nga fundi I kohës së rregullt me Ansu Fati.

Kjo fitore i lejon skuadrës “blaugrana” të ngushtojë sërish në katër pikë diferencën me kryesuesit dhe rivalët historikë të Real Madrid, që më parë kishin fituar 1-0 në transfertën kundër Athletic Bilbao. Edhe një herë deçiziv, Sergio Ramos. I kthyer në një “bomber” kapiteni “los blancos” shënoi nga pika e penalltisë golin e vetëm të sfidës, duke afruar ekipin e tij me titullin kampion në La Liga.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb