Kardinali Ernest Troshani, me anë të një mesazhi në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ka dhënë mesazhe të rëndësishme për popullin shqiptar.

Në mesazhin e tij, Kardinali deklaron se populli shqiptar ka nevojë për mesazhin e vetë-mohimit dhe të dashurisë, sikundër thoshte Nëna Terezë.

Mesazhi i Kardinaliit Ernest Troshanit:

Vëllezër e motra

Sot në përvjetorin e shejtërimit të Nënë Terezës kam dëshire t’ju transmetoj të gjthë shqipetarëve dhe  jo vetëm, por të gjthë njerëzimit, burimin e pa shterrur të dashurisë, të vetëmohimit, të përvujtmërisë që kjo grua e thjeshtë e lindur në trojet tona i dha botës mbarë që na bëri të ndihemi krenar dhe  pse jo kërkues ndaj vetvetes .

Sikur ajo i transmetoi mbarë njerëzimit këtë pafundësi dashurie, edhe çdo njeri nga ne të reflektojë dhe të bëjë atë që mundet për fituar atë ciltërsi shpirtërore që e karakterizonte shejtëreshën tonë.

“Cdo gjë e bërë në këtë tokë nuk ka vlerë, po të mos ishte e ndriçuar nga drita e Hyit”, kështu thoshte në shumë tubime ku merrte pjesë .

Edhe unë i bashkohem lutjeve tuaja që kjo nënë e madhe t’i zbusin zemrat, t’i ndrisin mendjet në të mirë të njerëzimit, për të cilin ajo e shkriu të gjithë jetën e saj.

Zoti e bekoftë popullin tonë me ndërmjetësinë e Shën Nanë Terezës

Me përvujtni

Kardinal Ernest Simoni ( Troshani )

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb