PRISHTINE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ajo do të mbajë fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, pasi e ka obligim kushtetues të cilin edhe do ta përmbushë. Në një intervistë për RTK-në Jahjaga thotë se ajo do ta përmbushë obligimin e saj kushtetues që ka për mbajtjen e fjalimit vjetor në Kuvend.

Në një intervistë për RTK-në Jahjaga thotë se ajo do ta përmbushë obligimin e saj kushtetues që ka për mbajtjen e fjalimit vjetor në Kuvend. “Ju e dini se edhe me Kushtetutën e vendit është e paraparë adresimi nga ana e Presidentit të vet dhe unë do ta përmbushë obligimin tim kushtetues dhe do të paraqitem ta mbaj fjalimin tim në kuadër të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Jahjaga,

Ajo ka komentuar edhe gjendjen në vend duke thënë se “ajo po bëhet e papranueshme”. Thotë se pozita dhe opozita duhet të ulen të bisedojnë sepse kanë “mjaft mundësi për ta bërë këtë”. “Të dy palët duhet të ulen sepse kanë mundësi të mjaftueshme dhe zgjidhjet janë nëpërmjet dialogut politik dhe takimeve të përbashkëta”, ka thënë Jahjaga.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: