Roma shpërthen në stadiumin Olimpik duke mposhtur Cluj me rezultatin e thellë 5-0. Fitorja e dytë në fazën e grupeve i dhuron kreun ekipit kryeqytetas, në kuotën e shtatë pikëve, 3 më shumë se Young Boys. Një ndeshje pa shumë histori, praktikisht e zhvilluar në një drejtim. Dy minuta lojë i mjaftuan verdhekuqve për të kaluar në avantazh me Mkhitaryan. Ibanez dyfishoj shifrat në minutën e 24-tën ndërsa Borja Mayoral realizoi edhe golin e tretë në minutën e 34-ët. Historia nuk ndryshon as në pjesën e dytë, në të 84-tën Mayoral realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Romën, ndërsa në të 89-tën Pedro sigloi shifrat përfundimtare në 5-0.

Kumbulla
Kumbulla

Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte dhe mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, i vlerësuar me notën 7 nga mediat italiane: “Gjysmë note më shumë pasi shpëtoi një gol të sigurt, rikthehet titullarë dhe konfirmon se mund të thotë fjalë e tij te verdhekuqtë”, shkruajnë mediat italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb