Humbja kundër Vllaznisë është harruar. Tirana dhe Nevil Dede shohim përpara me objektivin për t’u kthyer te fitorja në sfidën e së mërkurës kundër Bylis për javën e katërt të Superligës. “Tirana po u nis është e vështirë të ndalojë. Është një fillim jo i mirë, por nga ndeshja me Vllazninë, unë do të thoja vetëm kaq, ne nuk dolëm nga ajo ndeshje si humbës sepse, u munduam të bëjmë lojën tonë, shkuam te goli disa herë. Goditëm portën, shënuam 2 gola. Por për elementë të situatave të ndryshme dhe jo shumë të vështira, ne duhet të kishim pasur përqendrim më të madh”, ka thënë Dede.

126188900 2740717099517728 8158702993412221756 O
126188900 2740717099517728 8158702993412221756 O

Tre humbje radhazi përfshirë edhe atë që solli eliminimin zhgënjyes në Kupën e Shqipërisë nuk afrohen aspak me skuadrën që nisi sezonin si kampione në fuqi. Të paktën deri tani, Tirana është shumë larg pritshpërive dhe Dede shpreson që kjo të ndryshojë shpejt. “Është e vërtetë që rezultatet nuk janë të mira, sidomos për objektivat dhe historinë e klubit tonë. Mendoj që grupi është i qetë. Në këto momente që ne flasim, na takon të marrim më shumë përgjegjësi që të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe më pas çdo gjë të marrë rrugën që i takon këtij klubi”, ka vijuar tekniku bardheblu.

126052710 2740717216184383 7839773437409541770 O
126052710 2740717216184383 7839773437409541770 O

Në letër Tirana pret Bylis si favorite, por Dede nuk mbështetet te parashikimet. “Në këtë situatë të gjithë dinë të luajnë futboll. Nga ana profesionale të gjithë klubet janë rritur dhe kjo është shumë pozitive, plus edhe infrastruktura dhe interesimi i mediave. Me respektin që kemi karshi kundërshtarëve, do të mundohemi t’iu imponohemi në fushë, me personalitet”, ka përfunduar trajneri i Tiranës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: