Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Marcie B. Ries ka dhënë një mesazh teksa vendi ynë shënon 30-vjetorin e lidhje së marrëdhënieve diplomatike me SHBA.

Znj.Ries e cila shërbeu në Shqipëri në vitet 2004-2007, thotë se kulmi i mandatit të saj shënjoi me vizitën e Presidenti Xhorxh Bush në Shqipëri.

Ajo kujton atë 10 qershor se Bush i prit në mënyrë të mahnitshme sa që dukej sikur gjithë Tirana doli në rrugë për festë të madhe.

 

STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE

| “Kulmi i mandatit tim ishte vizita e Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007, vizita e parë e një Presidenti amerikan në Shqipëri. Pritja e ngrohtë që iu bë Presidentit tonë ishte e mahnitshme. Dukej sikur e gjithë Tirana kishte dalë në rrugë për një festë të madhe! Flamujt vareshin gjithandej, njerëzit kishin vënë kapele me vija dhe yje, kishin dalë në dritare, përshëndesnin me duar dhe buzëqeshnin”. Kështu e kujton Ambasadorja Marcie B. Ries vizitën e Presidentit George Ë. Bush në Shqipëri. Përgjatë kësaj jave, ne festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Marcie B. Ries, e cila i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 30 tetor 2004, ishte Ambasadorja e gjashtë e SHBA në Shqipëri. Shihni mesazhin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb