Kanë mbërritur në Qarkun e Beratit materiale për 6 KZAZ e qarkut.
Me makinat e ushtrisë dhe të shoqëruar nga efektivë të policisë, baza materiale është shpërndarë në 5 bashkitë: Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan.
Kutitë e Votimit, fletët dhe të gjitha procesverbalet e materialet e nevojshme për çdo Qendër Votimi janë shkarkuar në KZAZ-të përkatëse dhe do të shpërndahen në çdo qendër në qytet e fshat.
(BalkanWeb)