TIRANE

Elita Rudi është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale ku dhe ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi me anë të një postimi në “Instagram”, moderatorja ka treguar bikinit dhe veshjet e verës, mirëpo është përballur me një koment të pakëndshëm nga një ndjekëse e saj të cilin Elita ka vendosur ta bëjë publike.

“Kap ti dobsohu mas miri”, kanë qenë fjalët që i ka shkruar ndjekësja. Vihet re se ky nuk ishte komenti i parë i këtij lloji ndaj moderatores pasi edhe më herët ajo i ishte drejtuar në të njëjtën formë.

“Shum kom mendu qe je femen pozitive veq shum lop ishe”, i kishte shkruar më herët. Ndërsa Elita i ka dhënë një përgjigje publike duke iu kthyer në të njëjtën monedhë.

“E shkreta ti per edukaten dhe negativitetin tond ! (mos shkoni mandej mi mshel acc masi po e merrni pergjigjen me te njejten monedhë)”, i është përgjigjur moderatorja.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: