TIRANE

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel, e njohur nga publiku si ‘Shehrazade’, do të bëhet nënë për herë të tretë.

Aktorja u martua me Halit Ergenç në vitin 2009 dhe çifti i famshëm janë prindër të dy djemve Aliut, i cili është 11 vjeç dhe i Han i cili erdhi në jetë shtatorin e kaluar, dhe së fundmi u bënë prindër të një vajze.

Këtë lajm ajo e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregoi se do të bëhej nënë e një vajze. Brenda një ore postimi i aktores mori me mijëra komente dhe pëlqime.

Çifti i njohur turk është shpesh në qendër të vëmendjes nga mediat turke, për shkak të konflikteve dhe mosmarrëveshjet në marrëdhënien e tyre. Por kohët e fundit ata i kanë lënë pas të gjitha dhe po shijojnë momentet më të bukura në familjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb