SHBA

Ylli i Sex and the City, Willie Garson ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Aktori nuk i mbijetoi dot një sëmundjeje, e cila ju përhapë në një periudhë të shkurtër, konfirmon \People’. Garson vuajti nga kanceri i pankreasit dhe ishte i rrethuar nga familja në kohën e vdekjes së tij.

“Të dua shumë babi. Pushofsh në paqe dhe jam i lumtur që pate mundësinë t’i ndash të gjitha aventurat e tua me mua dhe munde të arrish aq shumë gjëra në jetë. Jam jashtëzakonisht krenar me ty. Ti gjithmonë ishe personi më i ashpër, më qesharak dhe më i zgjuar që kam njohur. Nuk do të të harroj kurrë”, ka shkruar djali i tij Nathen Garson.

Garson luajti Stanford Blatch, mikun më të mirë të Carrie Bradshaw të Sarah Jessica Parker, në Sex and the City. Ai do të shfaqet në publikimin e ardhshëm të ‘And Just Like That’.

Willie u shfaq në sheshxhirim për herë të fundit në muajin korrik për të filmuar seritë e ardhshme të “Sex and the City”.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb