Marash Kumbulla është kthyer të marr minuta tek Roma, madje në Kupë shënoi dhe një gol me kokë. Mes Jose Mourinho dhe qendërmbrojtësi kuqezi është vendosur “paqja”, tekniku portugez e sheh si një opsion cilësorë, fakt ky që pritet të ketë një ndikim edhe në të ardhmen e futbollistit shqiptar.

Prej kohësh u fol për një largim të Kumbullës, madje që në këtë merkato janari, por sipas të gjithë gjasave, Kumbulla pritet të qëndrojë në kryeqytet. Pavarësisht këtij perceptimi, në Itali mediat vijojnë të lidhin emrin e tij me një largim të mundshëm pasi Fiorentina vijon të mbajnë në listën e dëshirave.

Kumbullla
Kumbullla

Nga klubi violë u largua Benassi ndërsa të njëjtin fat pritet të ketë edhe Amrabat, në këto kushte, Fiorentina mund të tentojë deri në fund të bind Romën për të lënë të lirë Marash Kumbullën. Gjithnjë sipas mediave italiane, Fiorentina e kërkon në formë huazimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb