Një aksident me pasojë vdekjen është raportuar këtë të shtunë në afërsi të fshatit Lumalas, në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Bëhet fjalë për 72-vjeçaren, Milkë Kroza.

Mësohet se policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Sakaq uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb