Eksperiencat jo të mira me dadot e mëparshme kanë detyruar një nënë nga Afrika e Jugut që të vendoste një kamera të fshehtë në shtëpi, për të parë se si e trajtonte dadoja djalin e saj vetëm 7 muajsh.
Pamjet e regjistruara nga kamera ishin vërtet shokuese. Dadoja monster, Mafsehediso Lisbeth Makashea e torturonte foshnjën, duke e goditur me forcë në kokë dhe në trup.
“Netwerk 24” bën të ditur se nëna e ka denoncuar gruan në polici dhe tashmë ajo pritet të përballet me drejtësinë në seancën e caktuar për në 29 janar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: