Celsi është gati qe te ofroje 40 milionë euro për te marre Radja Nainggolan ne Stamford Bridge.

Kështu ka shkruar gazeta britanike ‘Daily Mirror’, sipas te cilës, oferta ka ardhur pas 48 ore tratativash mes te dy klubeve dhe agjentit te lojtarit. Celsi e kërkon me çdo mënyrë mesfushorin e Romes dhe te përfaqësueses belge, thekson ‘Mirror’, ndërkohë qe Antonio Conte, tekniku i ri i Bluve ne sezonin e ardhshëm, e pëlqen 28-vjecarin belg, duke theksuar se ai do te përshtatet shume mire ne Premierlige.

Nainggolan është nen kontrate me Romen deri ne fund te sezonit 2020.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: