Dhimitër Anagnosti, artisti shumëdimensional, regjisor i kamerës, skenarist, regjisor dhe poet.

Bashkëshorti im, dashuria ime.

Mendje ndrituri, duarfloriri, zemërbardhi im.

Dhimitri ishte artist në zemër e në shpirt. E donte vendin e tij pa kushte dhe kulturën e gjuhën shqipe i vlerësonte në maksimum.

Dashuronte vendin ku lindi, Vunoin. Jali dhe deti ishin frymëzimi i tij. Ishte njeri me një modesti të paparë. Ishte me karakter të fortë, po me një ndjeshmëri dhe dashuri të madhe për njerëzit. Dhe këtë e ka treguar në të gjitha veprat e tij.

Dashuronte pa masë familjen, mua, vajzat Juna dhe Era. “Duhet t’i bëjmë qytetare të mira – më thoshte – e kemi për detyrë”.

Dhimitri ishte njeri i papërtuar.

Lexonte dhe punonte shumë.

Ishte organizator i përsosur.

E vlerësonte njeriun e punës dhe thoshte: “Puna është kokëfortë”!

Nuk ankohej për çdo situatë të krijuar në punë e shtëpi, mundohej të gjente zgjidhje. “Nuk i kam bërë asnjeriu keq – thoshte – dhe në qoftë se kam lënduar njeri, e kam bërë pa dashje”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb