Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka debatuar me Niko Peleshin dhe Taulant Ballën në Konferencës e Kryetarëve. Blushi tha se injoranca, arroganca dhe rrugaccëria po shkatërrojnë parlamentarizmin në vend.
“Arroganca, injoranca dhe rrugaçëria po shkatërrojnë parlamentarizmin dhe për këtë është fajtor PS dhe Kryetari i Kuvendit. Seancat po dështojnë se ju e urreni Parlamentarizmin, nuk respektoni Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit.
Ju nuk po ndëshkoni opozitën duke mbyllur seancat, por po ndëshkoni parlamentarizmin
Ju po përjashtoni ne bllok opozitën kur ndërkohë për çdo shkelje rregullore ndëshkimi është personal për çdo deputet. Ju Balla i propozoni PD një marrëveshje ekstrapolitike, por e vetmja marrëveshje për te rikthyer normalitetin ne seance është zbatimi i rregullores dhe i Kushtetutës.
Jepini fund patetizmave dhe një sentimentalizmi etik hipokrik dhe sjelljes rrugaçërore në Parlament”, tha Blushi.
