Gazetari Basir Çollaku u shpreh se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është kapur në skandale, afera  50 mln euro dhe se nuk mund të lejohet që bëjë lejohet që bëjë çfarë të dojë.

Më tej theksoi se ata gjykatës që i tremben kryeministrin të shkojnë në shtëpi, nëse nuk zbatojnë dot ligjin.

“I ka dhënë 50 mln, tani çfarë të presim të marrë edhe 50 mln euro. Ai gjykatës që i trembet kryeministrit të shkojë në shtëpi. E ka pranuar detyrën, të zbatojë ligjin ose ndryshe të shkojë në shtëpi”, tha ai.

Më tej Shemsi Prençi shtoi: “Shqipëria ka 35 vite në tranzicion. Pas reformës së re edhe Gjykata Kushtetuese për hir të së vërtetës lë për të dëshiruar. Politika ka çuar edhe Bracen deputet, por ndonjëherë shpërthen ai. Pra dakord edhe e djathta dhe e majta ka zgjedhur, por në momentin që një jurist vë dorën në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë them se gjykatësit sa kohë kanë vendosur dorë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe janë të ndërgjegjshëm që tranzicioni 35-vjecar ia kanë marrë shpirtin këtij populli duhet t’u dhimbset më shumë Kushtetuta”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: