Shtimi i masave mbrojtëse ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani dhe hetuesve të tjerë të Prokurorisë së Posaçme, sipas Shemsi Prençit është bërë për shkak të çështjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Indirekt po, ka ndikuar sepse prapa Ballukut janë oligarkët më të fuqishëm”, u shpreh ai.
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit theksoi më tej se “pas reformës së re edhe Gjykata Kushtetuese për hir të së vërtetës lë për të dëshiruar”.
“Politika ka çuar edhe Braçen deputet, por ndonjëherë shpërthen ai. Pra dakord edhe e djathta dhe e majta ka zgjedhur, por në momentin që një jurist vë dorën në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë them se gjykatësit sa kohë kanë vendosur dorë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe janë të ndërgjegjshëm që tranzicioni 35-vjeçar ia kanë marrë shpirtin këtij populli, duhet t’u dhimbset më shumë Kushtetuta”.
