Prej së shtunës juglindja e vendit është e paralizuar pas shembjes së ndodhur në Arrën e Gurrës, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të ndjekin rrugë alternative, të cilat nga ana tjetër kanë problematikat e veta.
Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Kjo Javë” në News24, nuk i ka kursyer batutat në lidhje me situatën, ku tha se bllokimi që po ndodh nuk ka ardhur as si pasojë e pushtimit otoman apo gjerman që ka ndodhur në vendin tonë në shekuj.
Duke u ndalur në vizitën e kryeministrit Edi Rama në Korçë pak ditë më parë, vizitë e cila si pasojë e bllokimit ndodhi me helikopter, Hoxha u shpreh se kreu i qeverisë i dukej si një këngëtar tallavaje që po përpiqej të regjistronte një videoklip.
“Në Shqipëri sot është vetëm një organizatë që është më e fuqishmja dhe në krye të saj është Rama. Nuk po rrëshket toka në këmbë, po rrëshqet Shqipëria.
Kjo që na ka ndodhur ne, nuk bllokuan as osmanët as gjermanët as italianët, edhe në filmat me partizanë nga Kinostudioja, priten linjat e tensionit, nuk hidhen në erë rrugë e ura. Që të ikësh në juglindje sot duhet të ikësh nga Kosova dhe Maqedonia, ndërsa vetë Rama s’ka turp ikën me helikopter sikur po bën videoklip, siç bëjnë ata të tallavasë”, tha ai.
