Arbër Hoxha rikthehet në dispozicion të skuadrës së Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi kuqezi ishte i ftuar për ndeshjen e kampionatit , të cilën skuadra e ti e fitoi 3-1 ndaj Hajduk Splitit.

Hoxha ka lënë mbrapa problemet me shpinën dhe tashmë është gati të kontribuojë për ekipin. Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Kovacevic nuk e aktivizoi lojtarin në këtë takim, pasi preferoi që ta ruante për në vijim.

27-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje në këtë sezon. Ai ka realizuar 6 gola, ndërsa ka dhuruar 3 asiste.

Hoxha synon që të arrijë formën maksimale për ndeshjen e kombëtares me 26 mars ndaj Polonisë, takim ky i planifikuar për play off të Botërorit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb