“Messi ishte gati të firmoste për t’u rikthyer te Barcelona, por Laporta frenoi çdo gjë”. Kjo deklaratë e bujshme e Xavi-t, ish yllit dhe ish trajnerit blaugrana, vijon të bëjë shumë zhurmë në Spanjë, kjo pasi ky rrëfim vjen përpara zgjedhjeve për president ku Laporta sfidohet nga Victor Font:

“Në 2023 Messi kishte fituar Botërorin, kam folur me të, me tregoi se do të ishte shumë i lumtur nëse do të rikthehej te Barcelona. Babai i tij ishte takuar me Laporta-n për të gjetur një akord ekonomik, madje Laporta kishte marrë edhe dritën jeshile nga Liga”, vijoi më tej Xavi me rrëfimin e tij, por kjo deklaratë e ish trajnerit u hodh poshtë nga drejtuesit e Liga-s, me këta të fundit që e mohuan një fakt të tillë duke theksuar se nuk e kishin dhënë kurrë autorizimin për rikthimin e Messi-t.

Në fund, gjithnjë sipas Xavi-t, ky transferim nuk u krye pasi Laporta kishte frikë se rikthimi i “Pleshit” do të shkatërronte dhomat e zhveshjes, kjo për shkak të pagës së tij, e cila do të ishte shumë e lartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb