Antonio Cassano u shpreh i zhgënjyer për derbin e Milanos, i cili u fitua 1-0 nga Milani.

“Nuk ishte një ndeshje e bukur, ishte një spektakël i padenjë, shumë i shëmtuar. Këtë mund ta prisja nga Milani.

Zhgënjimi ishte Interi. Është e vërtetë që pati një rast të rëndësishëm me Henrikh Mkhitaryan dhe në pjesën e dytë krijoi edhe dy raste të tjera, por përshtypja ime është se luajtën për rezultatin 0-0, për barazimin, dhe kjo më bezdis”, deklaroi ai.

Cassano shtoi se fakti që Interi kishte një avantazh prej dhjetë pikësh në renditje duhet ta kishte shtyrë skuadrën të ishte më agresive në fushë.

“Je shumë më i fortë, prandaj duhet t’i frikësosh kundërshtarët, t’i mbyllësh në zonën e tyre dhe të mos i lësh të dalin. Edhe nëse humbet si në ndeshjen e parë, nuk ka problem. Milani bëri presion të lartë në 30 minutat e para dhe më pas u tërhoq prapa. Në fund, Milani fitoi me meritë”,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb