Juventus vazhdon të projektojë të ardhmen në repartin ofensiv, edhe pse Dušan Vlahović është shumë pranë rinovimit të kontratës. Drejtuesit bardhezi po kërkojnë përforcime cilësore për t’i dhënë trajnerit Luciano Spalletti një sulm konkurrues në Itali dhe në Europë.
Në fokus rikthehet emri i Randal Kolo Muani, i cili la gjurmë pozitive në aventurën e tij të shkurtër në Torino. Sulmuesi francez pritet të rikthehet te Paris Saint-Germain pas huazimit te Tottenham Hotspur, por nuk është në planet e trajnerit Luis Enrique. Idea për një shkëmbim i mundshëm me Jonathan David, me vlerë rreth 40 milionë euro, po merr formë.
Ndërkohë, në skenë rikthehet edhe Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez, i cili nuk ka bindur te Manchester United, është propozuar sërish te Juventusi nga agjenti i tij Kia Joorabchian. Kostoja e transferimit mund të jetë rreth 25 milionë euro.
Juventusi po shqyrton çdo opsion, ndërsa pritet të vendosë përfundimisht mbi të ardhmen e repartit ofensiv në javët në vijim. Bardhezinjtë shpresojnë që të jenë kompetitiv jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë për sezonin e ardhshëm, por më pare “Zonja e Vjetër” duhet të sigurojë një nga 4 vendet e para këtë sezon në Serie A.
