Bayern Munich vijon sezonin perfekt, kanë prekur me njërën dorë titullin në Gjermani, ndërsa në Champions siguruan një biletë për në fazën çerekfinale. Vincent Kompany u shfaq i kënaqur për ecurinë e ekipit të tij deri në këtë pikë të sezonit, por tani vjen edhe pjesa më e vështirë. Për fatin e tij të mirë, Harry Kane dhe pjesa më e madhe e lojtarëve po kalojnë një formë të shkëlqyer:

“E rëndësishme është t’i japim vazhdimësi rezultateve. E morëm ndeshjen seriozisht, shënuan, respektuam tifozët, por fituam edhe besim për ndeshjet në vijim. Harry Kane? Është një lojtar i shkëlqyer që po kalon fazën më të mirë në karrierën e tij”, u shpreh Kompany, duke bërë në fund edhe një koment në lidhje me Real Madrid, rivalin e tyre të radhës në Champions League:

“Çdo skuadër jeton për këto tip ndeshjesh. Kemi shumë respekt për Real Madrid, e njohim shumë mirë se çfarë klubi janë, por ne jemi përmirësuar shumë, duhet të besojmë, mund të arrijmë në gjysmëfinale”, theksoi trajneri i Bayern Munich.

I kënaqur jo vetëm për “dopietën” e tij, por Harry Kane shprehet i bindur se ky Bayern, ky ekip, mund të triumfojë përballë çdo kundërshtari, përfshi këtu edhe Real Madrid: “Jemi të vetëdijshëm se mund të fitojmë përballë çdo kundërshtari. Real Madrid ka lojtarë të mëdhenj, por kur jemi në këtë formë mund të fitojmë përballë çdokujt. A kam një mesazh për Jude Bellingham? Jo, por do të shihemi javën e ardhshme në përfaqësuese”, u shpreh Harry Kane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb